Kryeministri i vendit Edi Rama ka inspektuar nga afër disa projekte infrastrukturore në malësinë e Kelmendit ku ka deklaruar se qeveria shqiptare është e angazhuar për financimin e projekteve të duhura për zhvillimin e turizmit malor në veri.
Ndalesa e parë ka qenë në Tamarë në një nga perlat e Alpeve shqiptare që po kthehet në burimin më të fuqishëm ekonomik për 2 mijë banorët e saj dhe një aset i çmuar i turizmit kombëtar. ?Qeveria ka një projekt të qartë për turizmin në këto treva. Vetëm nga ndërtimi i rrugës dhe ndërhyrjet e bëra në Tamarë, impakti ka qenë i menjëhershëm, me shumëfishim të fluksit të vizitorëve. Rilindja Urbane i ka rikthyer Tamarës dhe familjeve të saj shpresën për t?i shndërruar bukuritë natyrore në pasuri për zhvillimin e qëndrueshëm të zonës? mësohet se ka deklaruar Rama.