Ora News – Vranë për pronë, vetëdorëzohet një nga vëllezërit. Ishte rrethuar nga FNSh

2016-09-27 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Është vetëdorëzuar pasi nuk ka parë rrugëdalje tjetër Luigj Bludaj, 31 vjeç, i dyshuar si njëri prej autorëve të vrasjes së ndodhur më 15 shtator 2016 në fshatin Gjuraj

Dy vëllezërit Bludaj akuzohen për vrasjen e 31-vjeçarit, Gjok Arra, të enjten.
Policia e Shkodrës informon se një ditë pas krimit policia kishte mundur lokalizimin e 31 vjeçarit në zonën e Dukagjinit ku qëndronte i fshehur.
Informacioni zyrtar: ?Zona e Dukagjinit, është rrethuar ditën e djeshme nga forca të shumta policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe F.N.Sh-së Shkodër duke negociuar për dorëzimin e tij. Pas disa orësh negociata, u bë i mundur vetëdorëzimi i shtetasit Luigj Bludaj, 31 vjeç, banues në fshatin Gjuraj, Shkodër së bashku me armën e krimit Pistoletë TT me karikatore me 5 fishekë.
Ky shtetas u arrestua në flagrancë për veprat penale ?Vrasje me dashje? dhe ?Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municioneve? parashikuar nga nenet 76 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vrane-te-afermin-per-pronen-vetedorezohet-nje-nga-vellezerit/

Free Traffic Exchange