Ora News –Nis projekti i rikualifikimit urban në zonën e Doganës në Laprakë

2016-09-27 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkia e Tiranës ka nisur rikualifikimin e zonës së Doganës në Laprakë, një bllok banimi prej 34 hektarësh.
Rikualifikimi urban i zonës, e cila përbëhet nga 35 segmente rrugore, ku kryesisht mbizotërojnë shtëpi banimi private të ndërtuara në vitet e tranzicionit, pritet t?i japë asaj pamjen e një lagjeje moderne. Paralelisht po zbatohet edhe projekti i UKT-së, për shtrirjen e rrjetit të ri të ujësjellësit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, teksa inspektoi punimet që kanë nisur aty prej disa ditësh, theksoi se projekti respekton të njëjtat standarde të larta si në çdo punë tjetër publike.
?Ky projekt është infrastrukturë vetëm në një pjesë të tij, sepse në pjesën tjetër është kulturë. Këtu po punohet me dy ekipe: ekipi i infrastrukturës që ndërton rrugën, kanalizimet, zhvendos muret, bën sinjalistikë etj. Por, është edhe një ekip tjetër, ai i kontraktorëve, që duhet të bindë qytetarët se tërheqja gjysmë metri mbrapa e mureve, për të pasur uniformitet, nuk ndihmon vetëm projektin, por në radhë të parë ndihmon ata vetë, u shton vlerën e shtëpisë. Aty ku ka asfalt, ndriçim, trotuare, kanalizime, të parëve që u rritet vlera e pronës janë qytetarët?, tha Veliaj. Ai gjeti rastin të falenderojë banorët që kanë bashkëpunuar me bashkinë për të tërhequr muret e banesave të tyre dhe për të lejuar zhvillimin e projektit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nis-projekti-i-rikualifikimit-urban-ne-zonen-e-doganes-ne-laprake/

Free Traffic Exchange