Report TV - Paratë e pista, politikanët humbasin shtëpitë nëse i fshehin

2016-09-27 1

Ngushtohet laku për funksionarët dhe ish-funksionarët, të cilët kanë përvetësuar paratë e shqiptarëve dhe pasuritë publike, me anë të praktikave korruptive. Deputetëve, ministrave dhe ish-ministrave, drejtorëve dhe ish-drejtorëve, gjyqtarëve, prokurorëve etj., të cilët kanë shpërdoruar apo fshehur paratë e korrupsionit, do t?u konfiskohen pasuritë e tjera të ligjshme, me vlerë ekuivalente. Kështu parashikon ligji i ri anti-mafia, i hartuar nga misionet e SHBA-BE në Tiranë, bazuar në rekomandimet e PAMECA. Drafti i zbardhur nga Shqiptarja.com, ndër të tjera, parashikon që, nëse personi kundër të cilit propozohet masa e konfiskimit, shpërndan, transferon, shpërdoron, fsheh ose zhvlerëson pasuritë për të shmangur ekzekutimin e masës së sekuestrimit ose konfiskimit të pasurisë, sekuestrimi dhe konfiskimi kanë si objekt paratë ose çdo pasuri tjetër me vlerë ekuivalente. E njëjta procedurë do të zbarkohet edhe kur pasuritë nuk mund të konfiskohen sepse përpara sekuestrimit ato i transferohen në mënyrë legjitime palëve të treta në mirëbesim. Pra, nëse zyrtari apo ish-zyrtari i ka kaluar paratë apo shtëpitë e paligjshme në emër të një miku të besuar, me procedura të rregullta, subjektit do t?i konfiskohen pasuritë e tjera të ligjshme, në emër të tij. Drafti synon të mbyllë çdo hapësirë dhe mundësi shpëtimi për pushtetarët që janë pasuruar në mënyrë të paligjshme. Drafti adapton modelin italian në Shqipëri, i cili parashikon sekuestrimin e pasurive në mënyrë të pavarur nga dënimi penal.

Free Traffic Exchange