Report TV - Piloti: Këshillova sheshimin e tokës për pistën,ngeca në ngritje

2016-09-27 0

Problemet me drejtësinë Italiane kanë shkundur nga financat pilotin italian Guido Andrea Guidi,i cili ishte proceduar në Itali për akuzën e korrupsionit. I ndodhur në vështirësi ekonomike, piloti italian ka rëfyer para prokurorëve të krimeve të rënda, se kishte pranuar ofertën e një italiane dhe një trafikanti shqiptar i sapoliruar nga burgu në Milano, për transportimin e një sasie droge nga Shqipëria në Italinë Veriore. Për një rrugë të tillë,italiani ka thënë se nga shqiptari emrin e të cilit nuk e kujtonte, ka marrë garancinë se do të paguhej 20 deri në 25 mijë euro sapo sasia e drogës të dorëzohej në Itali. Për shkak të bashkëpunimit me drejtësinë Shqiptare, 69-vjeçari është toleruar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila ka zgjedhur të kryejë hetimin ndaj tij në gjëndje të lirë me kushtin se ai do tregonte gjithçka rreth asaj që ai dhe anëtarët e tjerë të grupit kriminal kishin organizuar në Itali dhe Shqipëri, për të vënë në zbatimin planin e trafikimit të drogës.Momentalisht italiani, po mbahet nën ruajtjen e efektivëve të repartit ?RESI? në një hotel në zonën e Durrësit, ndërkohë që ai s?mund të largohet nga Shqipëria pasi i është sekuestruar pasaporta.