Në një ceremoni të organizuar nga Bashkia e Tiranës në fshatin Pezë, veteranë lufte, përfaqësues të ekzekutivit, deputetë e drejtues të pushtetit vendor përkujtuan 74-vjetorin e Konferencës së Pezës, organizimit më të madh nacionalist e çlirimtar në luftën kundër fashizimit.