Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Arrestohet adoleshenti me iniciale R.M,17 vjeç që u vetëplagos sot aksidentalisht në afërsi të Parlamentit.
Sëbashku me 17-vjeçarin, blutë kanë vënë në pranga edhe shokun e tij M. Xh, 17 vjeç, i cili pas ngjarjes u arratis me pistoletën e shokut për ta fshehur armën që ishte pa leje.
Ngjarja u regjistrua rreth ores 12.30 në ambjentet e brendshme të një lokali në rrugën "Xhorxh W Bush".
Dy adoleshentët kanë qënë të ulur në katin e tretë në një tavolinë të këtij lokali dhe për një moment shtetasi R.M ka hapur çantën e tij personale, ku brenda të cilës kishte një pistoletë të llojit ?TT?, të cilën e mbante pa lejen e organeve kompetente dhe nga pakujdesia si pasojë e një shkrepje t? pa vullnetshme është vetëplagosur në këmbën e majtë, pa rrezik për jetën.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/u-veteplagos-ne-pranga-17-vjecari-dhe-shoku-qe-fshehu-armen/