Ora News –Vdekja në maternitet, PD: Shëndetësia e Ramës dhe Beqës të merr jetën

2016-09-27 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike reagoi përmes një deklarate lidhur me vdekjen e nënës sëbashku me foshnjen 9 muajshe në bark në maternitetin ?Koço Gliozheni?.
Zëdhënësja e selisë blu dënoi heshjen e Ministrit të Shëndetësisë dhe Kryeministrit, të cilët sipas saj janë përgjegjësit e gjendjes kastrofale në sistemin e shëndetësisë.
Zhupa: ?Partia Demokratike është e tronditur nga humbja e jetës së nënës së re Aida Cajka dhe foshnjes së saj, në dyert e shëndetësisë së Edi Ramës dhe Ilir Beqës.Ne gjendemi sot në krah të familjarëve për humbjen e thellë që kanë pësuar, por duam po ashtu të ndajmë shqetësimin e mbarë shoqërisë se shëndetësia e Edi Ramës dhe Ilir Beqës, nuk funksionon, por të merr jetën.
Partia Demokratike ka pritur sot që Ilir Beqaj të shfaqej, të nxirrte krye sepse humbja e dy jeteve është nga ngjarjet më të rënda.Po kjo nuk ndodhi, pasi me siguri, Beqaj është duke kalkuluar diku përfitimet e ndonjë tenderi apo koncesioni.As Edi Rama nuk reagon, hesht.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vdekja-ne-maternitet-pd-shendetesia-e-rames-dhe-beqes-te-merr-jeten/

Free Traffic Exchange