Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një ngjarje e rëndë, fatale për një nënë 35-vjeçare dhe foshnjen e saj në muajin e 9-të ka ndodhur mëngjesin e sotëm në maternitetin Koço Gliozheni në Tiranë. E ndjera Aida Cajka është paraqitur mbrëmjen e së enjtes në sptial me komplikacione të rënda dhe është vlerësuar nga mjekët të transferohej në spitalin ?Nënë Tereza?, i cili më pas e transferoi drejt Sanatorimit dhe ky i fundit e riktheu pas mesante sërish në maternitet në gjendje të rëndë pa asnjë ndërhyrje, ku më pas dhe ka ndërruar jetë. Ministria e Shëndetësisë sqaroi se nëna dhe foshnja humbën jetën për shkak të hemoragjisë së brendshme.
Një nënë 35-vjeçare, shtatëzënë në muajin e 9-të ka humbur jetën bashkë me foshnjen në maternitetin ?Koço Gliozheni?.
Aida Cajka, ka ndërruar jetë mëngjesin e së premtes pas 7 orëve që u paraqit në spital.
Familjarët e të ndjerës akuzuan shërbimin spitalor, mungesën e mjekëve dhe mos kryejen e ekzaminimeve përkatëse.
35-vjeçarja është transferuar në 3 spitale nga ?Koço Gliozheni? drejt QSUT, më pas në Sanatorium dhe rikthim në maternitet.
Policia gjyqësore dhe prokuroria kanë nisur hetimet për shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/humb-jete...