Ora News –Ish-zyrtari i AC: S’ka radar për avionët e vegjël, rrezik për akte terroriste

2016-09-27 7

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Autoritetet shqiptare nuk kanë mundësi të monitorojnë futjen e avionëve të vegjël në hapësirën ajrore shqiptare.Ish-drejtori i Aviacionit Civil, Ervin Minarolli, shpjegon se Shqipërisë i mungon një radar që shërben për sinjalizimin e këtyre fluturimeve. Mungesa e monitorimit të hapësirës ajrore në vend sipas ish-zyrtarit të Aviacionit Civil është një alarm për akte të mundshme terroriste që i kanosen vendit.
Hapësira ajrore shqiptare mbetet e pakontrolluar për shkak të mungesës së një radari.
Ish-zyrtari i Aviacionit Civil, Ervin Minarolli, shpjegon se shkelja e hapësirës ajrore në vendin tonë në rastin e fundit ka ardhur pasi drejtuesi ka fikur transponderin që shërben për sinjalizim dhe kjo e ka bërë të pamunudur identifikimin e tij.
Kostoja e vendosjes së radarit sipas Minarollit shkon mbi 30 milion dollarë.
Ervin Minarolli: Nëse ata fikin sinjalizuesin është e pamundur me teknologjinë që është sot në Shqipëri.Ka një mungesë vullneti nga qeveria për të vendosur një radar primar, i cili mund të kontrollonte çdo objekt fluturues në vendin tonë.
Përtej rrezikut të trafikut të lëndëve narkotike mungesa e monitorimit sipas ish-zyrtarit është një shqetësim për aktet terroriste.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ish-zyrtari-i-ac-ska-radar-per-avionet-e-vegjel-rrezik-per-akte-terroriste/

Free Traffic Exchange