Deputeti demokrat Edi Paloka i ka kujtuar kryeministrit Edi Rama atë që tha në parlament se nuk ka drogë në Dibër.
Statusi i Plotë
Unë e sfidova dje publikisht, i thashë hajde të tregoj arat me drogë në gjithë fshatrat e Dibrës? Rama sërish e mohoi, dhe nuk iu përgjigj sfidës.
Por sot policia raporton në komunikatë zyrtare se në një aksion ka asgjesuar 4780 rrënjë kanabis në zonën e Balgjës e Selishtës në Dibër.
Policia hedh poshtë kështu gënjeshtrat e Ramës.