Siguria ushqimore
Fiks fare shkon ne dy pika te prodhimit te qofteve. Një bashkëpunëtore e emisionit Fiks fare arriti që të punësohej në një pikë prodhimi qoftesh pranë rrugës "Bardhyl" në Tiranë. Subjekti Tirana Meat center. Që në ditën e parë të punës "pënëtorja e re u përball më një sitautë alarmante.
Kamera e fshehte Gjatë përgatitjes së brumit, dhjami që bie tokë, më pas mblidhet dhe hidhet në grirëse. Brumi i qofteve që bie në tokë por mblidhet nga punëtorja dhe hidhet sërisht brenda gjatë përzjerjes. Pas konstatimit lajmeruam AKU, qe u nis per te inspektuar situaten.
AKU shkon per kontroll. Inspektoret gjejne lageshtirë dhe kushtet jo të mira në të cilat punohet. Aty nuk ka as etikete, as vule. E shoqja eshte teknologe teknike. Autoriteti mori masën e bllokimit deri në momentin që do te dalë përgjigja e analizave higjeno - sanitare te qofteve. Mishin e vicit nuk e ka perdorur se fundmi, vetem ate te derit. Gjithashtu ju lanë edhe detyra për plotësimin e kushteve të ambjenteve ku punohet.
Korçë Në mes të pazarit të Korçës ndodhet një nga pikat më të famshme dhe të vjetra që tregton kërnacka. Vetë pronari pranon që kanë më shumë se 20 vjet që e ushtrojnë këtë aktivitet. Por ai nuk pranon t'i tregoje se ku i prodhon qoftet, jo vetëm bashkëpunëtorëve të fiksit, por ajo çka është me e rënda as inspektorëve te AKU-së.
Plane të pikes ku shet nje grua, kamera e fshehtë gruaja nuk e tregon se ku prodhohen këto qofte. Kamera e fshehtë inspektimi i AKU -së te cilëve pronari nuk i tregon se ku e ka punishten edhe pse ka më shume se 20 vjet që prodhon dhe tregton qofte.
Intervistë specialisti i AKU i cili thotë që ky biznes u gjobit dhe bllokua për shkak se nuk tregon se ku i prodhon qoftet. Pronari thote na lini detyrat qe duhet te plotesojme dhe ne do ti plotesojme. Për këtë arsye u njoftuan edhe organet kompetente si policia dhe prokuroria. Perfaqesuesi AKU thote se ne piken Tushka kishte mangesi ne structure, duke filluar nga dyshemeja, muret tavani, nuk kishte tualet. Subjekti eshte bllokuar derisa te plotesoje mangesite. Ndersa u gjobit, sepse qoftja ishte pa etikete, pa date skadence dhe vend prodhimi.
Blerja e qofteve në dyqan, dhe dërgimi i tyre për analiza në AKU
Intervistë me specialisten e AKU-së Tiranë, Elona Jahelezi e cila na konfirmon se për mostrat e qofteve të mara nga subjektet e inspektuara dhe mostrat e blera në treg, analizat higjeno- sanitare kanë dalë brenda normave. Ajo thekson se kanë dalë mirë për atë parti që ata kanë marr mostra për analizë. Kjo nuk do të thotë që të gjitha partitë e tjera kanë dale mire apo do te dalin mirë pasi për çdo prodhim duhet te shoqërohet me një flet analizë. Analize kjo që bëhet nga vet subjekti në formën e autokontrollit. Analizat ne AKU behen vetem per anen bakteriale dhe jo per perberesit ushqimore.
Për sa i takon njërit nga subjektet, Xhois u vendos masa me gjobë 2 milion lekë për gjurmueshmërinë.