Gjykata e Korçës ka vendosur ?arrest në burg? për 18-vjeçarin Fabian Muçllari, i cili tre ditë më parë vrau me armë zjarri bashkëmoshatarin e tij, Fabio Hila, pas një konflikti për një vajzë.
Në seancën që u mbajt me dyer të mbyllura dhe pa praninë e medias, nga familjarët e autorit ishte i pranishëm vetëm babai i 18-vjecarit Fabian Muçllari.