Një vetëplagosje me armë zjarri ka ndodhur sot në rrugën George W.Bush, në Tiranë, përballë ndërtesës së Parlamentit.
I plagosur ka mbetur Rubin Memi, të cilit i është shkrehur arma aksidentalisht, duke marrë një plumb në këmbë, por pa rrezik për jetën.
Ngjarja ka ndodhur brenda ambienteve të një lokali.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur rrethanat