Një avion i vogël i llojit ?Piper?, i nisur nga Bari i Italisë është gjetur i rrëzuar pas një defekti në fshatin Gotull në grykëderdhjen e Ishmit, në Thumanë. Siç raporton nga vendi i ngjarjes gazetari i Report Tv Arsen Rusta, avioni drejtohej nga një pilot italian me emrin Guido Andrea Guidi ndërsa ngjarja besohet se ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 08:45.
Piloti, 69-vjeçari Guido Andrea Guidi, i cili udhëtonte i vetëm, ka dëshmuar para policisë së ka qenë i detyruar të ulte avionin, pasi kishte pësuar një avari. Në shpjegimet e para që jep, piloti italian thotë se është ngritur nga Bari dhe ka dashur të bëjë një udhëtim me destinacion veriun e Italisë. Për shkak të kohës së bukur ka vendosur të kryejë një fluturim mbi det e me pas në Shqipëri.