Report TV - VIDEO Ekskluzive, Flamur Noka tenton të godasë Sadri Abazin

2016-09-27 1

Flamur Noka është filmuar teksa tenton të godasë kolegun socialist, Sadri Abazi.

Gjatë momenti kur seanca ishte tensionuar dhe deputetët kishin rrethuar foltoren e Kuvendit, deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka shkuar pranë vendit ku ka qenë i ulur ligjvënësi socialist Sadri Abazi, duke e kërcënuar atë.

Siç duket edhe nga pamjet, Noka i drejtohet me shpejtësi Abazit, ndërsa nga pas e tërheq deputeti Florion Mima.

Nuk dihet se çfarë e ka acaruar Nokën, por ndonjë fjalë e hedhur me kunj nga Sadri Abazi, padyshim që mund të ketë qenë diçka e papëlqyer për ish-ministrin e Brendshëm.

Free Traffic Exchange