Report TV - Avioni bie në Ishëm, Hetime për pilotin PD: Trafikonte drogë

2016-09-27 3

Një avion i vogël i llojit ?Piper?, i nisur nga Bari i Italisë, ka kryer ulje të detyruar pas një defekti në fshatin Gotull në grykëderdhjen e Ishmit, në Thumanë. Avioni drejtohej nga një pilot Italian dhe ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orë 08:45.

Piloti, 69-vjeçari Guido Andrea Guidi, i cili udhëtonte i vetëm, ka dëshmur para policisë së ka qenë i detyruar të ulte avionin, pasi kishte pësuar një avari. Në shpjegimet e para që jep, piloti italian thotë se është ngritur nga Bari dhe ka dashur të bëjë një udhëtim me destinacion veriun e Italisë. Për shkak të kohës së bukur ka vendosur të kryejë një fluturim mbi det.