Report TV - Gjirokastër,nxënësit në protestë,6 km me këmbë për të shkuar në shkollë

2016-09-27 3

Ka hyrë në ditën e tretë protesta e nxënësve të fshatit Valare në Gjirokastër, për të cilët bashkia ende s?ka siguruar një mjet transporti, teksa fëmijëve u duhet të bëjnë çdo ditë me kilometra rrugë për të shkuar në shkollë. Prindërit bëjnë apel për zgjidhjen e situatës.

Nxënësit dhe prindërit, nuk kanë lejuar kalimin e automjeteve në aksin që lidh qytetin e Gjirokastrës, me fshatrat e Lunxhërisë dhe të Zagories.

Shkak ka qenë refuzimi i shoferëve të furgonëve të bashkisë për të transportuar nxënësit e fshatit Valare.

Këta të fundit, duhet të përshkojnë 6 km rrugë me këmbë përditë vajtje-ardhje deri në shkollën e vendosur nga bashkia, për të mësuar.

Të gjendur përballë mungesës së komunikimit me autoritetet e bashkisë, vetë prindërit kanë ndërmarrë një iniciativë për të bllokuar rrugën në fshatin Valare.

Ndërkohë ende nuk ka asnjë reagim nga bashkia e Gjirokastrës për këtë çështje.