Report TV - Veliaj-Mustafa: Bashkëpunimi për përmirësimin e jetës së qytetarëve

2016-09-27 0

Në vijim të vizitës së tij zyrtare në Prishtinë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kreu një sërë takimesh me drejtuesit më të lartë të shtetit kosovar, në të cilat u shkëmbyen ide për mënyrat se si politikat qeveritare të jenë më produktive për qytetarët shqiptarë në të dy anët e kufirit. Në ditën e dytë të vizitës, kryebashkiaku Veliaj u prit nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, me të cilin bisedoi për progresin që po arrihet në të dyja shtetet, me theks të posaçëm për rezultatet në fusha konkrete që lidhen me përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Kryeministri Mustafa bëri një parashtrim të zhvillimeve në Kosovë, si dhe të prioriteteve të Qeverisë për zhvillimin ekonomik, mirëqenie sociale, përmirësim të infrastrukturës dhe të cilësisë të jetës së qytetarëve. Ndërsa, Veliaj falenderoi kryeministrin Mustafa për pritjen dhe e informoi atë për punën, projektet konkrete dhe rezultatet kryesore të punës që po realizohet nga Bashkia e Tiranës. Ai theksoi angazhimin e Shqipërisë për thellimin e bashkëpunimit dhe të shkëmbimeve me Kosovën.

Free Traffic Exchange