Aksioni i policisë rrugore për vendosjen e rripit të sigurimit për pasagjerët dhe uljen e fëmijëve të vegjël me ndenjëse të posaçme, ka vijuar intensivisht edhe gjatë 24 orëve të fundit, duke ndëshkuar 966 qytetarë, mes tyre drejtues mjeti dhe pasagjerë.
Gjithashtu policia ka pezulluar 20 Leje Drejtimi, 3 prej të cilave për alkool, 14 për shpejtësi dhe 3 për shkelje të ndryshme.
Policia ka publikuar videon e një prej të ndaluarve nën efektin e alkoolit. Pasi kanë ndaluar qytetarin efektivët i kanë bërë me dije se do i bëhet një test alkooli dhe gjithashtu e kanë njoftuar për praninë e kamerave. Më pas i kanë kërkuar atij dokumentet e nevojshme.
Qytetari është shprehur se nuk ka pirë por dy testet e kryera nga policia kanë treguar të kundërtën. Masa e marrë ndaj tij ishte tërheqje e lejes së drejtimit duke e kaluat në komision. Drejtuesi i mjetit ka firmosur pa kundërshtim dhe ka përshëndetur efektivët e policisë.