Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Krimeve të Rënda jep 51 vjet burg për grupin e gjobëvënesve me në krye Genc Ferhatin.
Krimet e Rënda kanë dënuar me nga 8 vjet burg Genc Ferhatin dhe Arben Hashihysenin dhe nga 7 vite burg për Pajtim Serjanin, mikun e Emiljano Shullazit sëbashku me Elvis Karolin, Arianit Lulin, Klevis Kardashin si dhe Ditmar Reçin.
Ata akuzohen për gjobvënie dhe marrje të pasurisë përmes shtrëngimit të biznesmenit të kafes, Julian Bregu.
Ky i fundit u arrestua nga policia me 10 shtator të këtij viti në një lokal në Sauk sëbashku me mikun e tij Fatjon Brahja, pasi në makinën e tyre u gjet 1 kg kanabis.
Biznesmeni i kafes kallëzoi mikun e Shullazit, Pajtim Serianin se e kishte kërcënuar me jetë nëse nuk i dorëzonte 13 mijë euro.
Denoncimi i tij është provuar gjatë hetimeve që ka kryer Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Policia e Kryeqytetit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/denohet-banda-e-gjobevenesve-te-shullazit-51-vite-burg/