Në katedralen e Shën Palit në Tiranë është organizuar koncerti i kompozitorëve të shquar Paisello, Rossini, Bach e Presicci ku ka interpretuar violinistja e njohur shqiptare Didi Tartari dhe dy nga artistët më të njohur italianë si klarinetisti Giovanni Marinotti dhe dirigjenti Piero Romano.
Organizimi i këtij koncerti bëhet nën kujdesin e Institutit Italian të Kulturës në bashkëpunim me shoqatën ?Syri Blu?. Koncerti u dha falas, ku publiku shqiptar kishte rastin të njihej me dy nga emrat më të njohur të muzikës italiane si Giovanni Marinotti e dirigjenti Pierro Romano.