Biznesmeni libanez, Faad Mitri mund të jetë dhunuar për shkak të një procesi gjyqësor të fituar ndaj pronarëve të tokës ku po ndërton kompleksin turistik. Dhunimi i biznesmenit vjen vetëm pak ditë pasi Këshilli Bashkiak i Durrësit dha lejen për kryerjen e punimeve.
Policia ende nuk ka arritur të zbardh autorësinë e dhunës ndaj biznesmenit Libanez Faad Mitri, por sipas burimeve, një tjetër pistë është duke u hetuar.
Pak kohë më parë gjykata e Durrësit ka dhënë një vendim pronësie për tokën ku biznesmeni po ndërton kompleksin turistik.