Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ndërsa Shqipëria ka bërë ?një arritje të paprecedentë ? siç e quajti ambasadori Donald Lu ? duke zeruar numrin e luftëtarëve shqiptarë që i bashkohen ISIS është përballë një kërcënim i ri.
Kalimi tranzit i terroristëve që largohen nga Siria dhe Iraku.
Donald Lu: Nga mbi 90 persona në vitin 2013- 2014 në zero gjatë dy viteve të fundit, sipas Institutit shqiptar për studime ndërkombëtare. Kjo është një arritje e jashtëzakonshme e paprecedentë në Ballkanin Perëndimor. Tani Shqipëra e Ballkani perëndimor janë të shqetësuar për një kërcënim të ri. Kërcënimi i mundshëm i luftëtarëve të huaj që kalojnë tranzit si refugjatë, që largohen nga Siria, Iraku dhe Afganistani.
I pranishëm në konferencën kundër ekstremizmit të dhunshëm të organizuar sot në Durrës ambasadori i SHBA-së vuri theksin në mbrojtjen sa më të mirë të kufijve.
Donald Lu: Për të parandaluar këtë Shqipëria ka akses në database e FBI-së përmes një marrëveshjeje të nënshkruar gjatë vizitës së kryeministrit Rama në prill. Me këtë mjet policia kufitare shqiptare mund të hyjë në listën e mijëra terroristëve potencialë që është hartuar me dhjetra vende partnere.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/terroristet-refugjate-kercenimi-i-ri-per-shqiperine-e-ballkanin/