Report TV - Ambasadorja e BE, Vlahutin: Duhet bashkëpunim kundër ekstremizmit

2016-09-27 0

Ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin, theksoi gjatë konferencës kundër ekstremizmit se duhet më shumë bashkëpunim mes vendeve. Vlahutin theksoi se sulmet e fundit në Europë, Bruksel dhe Paris, kanë nxjerrë në pah faktin se ka pasur mungesa në shkëmbimin e informacionit mes vendeve.

"Sulmet e fundit të ISIS në Europë, treguan se ka mungesa në shkëmbimin e informacioneve mes vendeve europiane. ISIS kërkon të tërheqë mbështetës, zakonisht të rinj", theksoi Vlahutin.