Ora News - Lubonja: Kandidatët në Dibër figurantë, loja u bë nga të fortët

2016-09-27 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në një analizë për Ora News, Fatos Lubonja deklaroi se në zgjedhjet për bashkinë e Dibrës nuk kishte garë kandidatësh por një lojë mes të fortëve të dy kampeve politike. Dhe sipas Lubonjës ishte pikërisisht kjo lojë që ndikoi rezultatin përfundimtar.
Lubonja: Të dy kandidatët atje kanë qenë figurantë sepse e gjithë loja prapa është bërë nga të fortët, nga ata që ishin prapa, që shpërndanin lekët dhe mendoj që rezultatin e ka diktuar kjo lojë force.
Analisti renditi faktet që sipas tij bënë që rezultati të ishte aq i thëllë kundër Partisë Demokratike, të cilës i njeh përgjegjësi pasi sipas tij nuk ka arritur të fitojë besimin e qytetarëve.
Lubonja: Njerëzit nuk kanë gjetur dhe besimin dhe inspirimin e madh për tu hedhur tek kjo forcë për të shprehur, mendoj se kjo është përgjegjësia kryesore e PD. Ne shohim një diferencë çuditëse, nga 400 që ka qenë diferenca e votave një vit më parë në 4 mijë. Një element që kemi parë nëpër media është blerja e votës, në formën direkte më para, në formën me klering, por edhe me rritjet që kemi parë në TV të familjeve që marrin asistencë sociale etj etj. Elementë të tjerë që lidhen me frikën nga pushteti, këtu kemi të bëjmë me një situatë dramatike që bëhet edhe më dramatike nëse do t?i referohemi drogës dhe parave të drogës si instrument pushteti.
Veç politikës zgjedhjet në Dibër ndezën edhe debatin për kultivimin e kanabist që për Lubonjën nuk mund të ishte kaq masiv pa bashkëpunimin e shtetit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/lubonja-kandidatet-ne-diber-figurante-loja-u-be-nga-te-fortet/

Free Traffic Exchange