Report TV - Xhafaj rrëzon alibinë e Llallës për mos hetimin e zyrtarëve/ Letra

2016-09-27 0

Kryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi Fatmir Xhafaj i ka kthyer përgjigje përmes një letre kryeprokurorit Adriatik Llalla pas shqetësimit të ngritur nga ky i fundit sipas të cilit krijohet një ngërç institucional me Kushtetutën e re.

Në letrën e tij Xhafaj sqaron se i konsideron pretendimet e kryeprokurorit si të pambështetura në argumente kushtetuese.

Duke iu referuar standardit të parimit të vazhdimësisë ligjore dhe institucionale, kreu i komisionit shprehet se ky parim lidhet me zbatimin e ligjeve të miratuara, përderisa ato nuk janë shfuqizuar.

Free Traffic Exchange