Report TV - Pogradec,sherr në lokal, vritet me kallash 18-vjeçari, kapet autori

2016-09-27 4

Një 18-vjeçar ka mbetur i vdekur në qytetin e Pogradecit, pasi është qëlluar me armë zjarri nga një moshatar i tij pas një konflikti.

Sipas policisë nga hetimet e para rezulton se pas një konflikti për motive të dobëta në një lokal në rrugën 'Rinia' 18 vjeçari Fabian Muçllari ka qëlluar me automatik Fabio Hila.