Kerry falenderon Shqipërinë për strehimin e muxhahedinëve - Top Channel Albania - News - Lajme

2016-09-27 0

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, në daljen e tij përpara medieve pasditen e së hënës, veç situatës në Siri dhe zhvillimeve në marrëdhëniet me Rusinë, i ka kushtuar një vëmendje të rëndësishme Shqipërisë, duke e falenderuar për kontributin e dhënë për strehimin e anëtarëve të opozitës iraniane.