Rikthimi i deputetëve nga Dibra ka risjellë debatin në komisionet parlamentare.
Opozita ka shfrytëzuar shqyrtimin e një nismë të ministrisë së Brendshme te Komisioni i Sigurisë, që thelb bënte disa ndryshime teknike, sa i takon shëndetit të efektivëve të të policisë që asgjësojnë drogën, për akuzuar të qeverinë si përgjegjëse për mbjelljen e kanabisit.
Ish ministri i Brendshëm Flamur Noka dhe ish zëvendësi i tij Arben Ristani nga komisionet e sigurisë dhe të ligjeve kanë debatuar me zv/ministrin e Brendshëm Stefan Çipa mbi sipërfaqet me drogë.