Report TV - KLSH padi zyrtarit: Shpërdorim e dëm 6.4 mln $ për Tiranë-Elbasan

2016-09-27 0

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dërguar për ndjekje penale Drejtorin e Njësisë së Menaxhimit të Projektit të Rrugës Tiranë Elbasan Aksel Qorduka.

Në një komunikatë për shtyp, KLSH sqaron se nga auditimi në këtë njësi u konstatuan pagesa ndaj kontraktorëve privatë të dhëna në kundërshtim me kontratën e punimeve, si dhe keqmenaxhim i fondeve.