Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, pritën sot në një takim maturantët ekselentë për të prezantuar risitë e reformës në arsim. Paralelisht me takimin e kryeministrit me maturantët e shkëlqyer, jashtë Kryeministrisë zhvillohej protesta e maturantëve të cilët s'kanë fituar të drejtën e studimeve në fazën e parë të pranimeve në Universitet.
Në fjalën e saj, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, u shpreh se maturantët të cilët s'kanë fituar të drejtën e studimeve në universitete, kanë të gjitha shanset në raundin e dytë që të shpallen fitues.