Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit Lindita Nikolla i kushtuan një takim të posaçëm 150 maturantëve të ekeselencës në hollin e kryeminstrisë. Shefi i qeverisë njoftoi reformimin e shkollës së mesme përmes unifikimit të teksteve dhe profilizimit të nxënësve në vitin e fundit të gjimnazit. ?Fituan më të mirët në fazën e parë? u tha kryeministri të pranishme mes të cileve mbeten pa përgjigje ata që u privuan për të qenë fitues ne degët e preferuara nga zgjedhja e gruplëndëve. Dhe përtej mureve të këtij takimi maturantë jofitues protestuan duke kundërshtuar ndryshimin e rregullave në mes të lojës.
Tirane? Përballë 150 maturantëve të ekselences shumica fitues në 10 programe kreu i qeverisë Edi Rama, mbajti një fjalë të gjatë shpejguese të gjithë ecurisë së reformë në sistemin e arsimit të lartë, dhe konkretisht në detajet e reforimimit të shkollës së mesme, qënga unfikimi i teksteve dhe deri tek zgjedhja e profileve që do ti takojë vitit të fundit dhe jo si deri tani vitit të parë.
Kryeminiistri theksoi se numri i ulët i ankimimeve, në 0.06 %, ose ne 1 në 1655 aplikime, tregoi se skema e pranimeve në universitete rezultoi e suksesshme dhe favorizon për herë të parë maturantët e ekselëncës .
E përtej suksesit kryeministri dhe ministrja Nikolla duhet ti jepnin pergjigje edhe një studenteje që kishte humbur studimet në mjekësi për shkak të lëndës me zgjedhje.
Por përtej mureve të këtij takimi me maturantët e ekselencës në bulevardin përballë godinës qeveritare mbahej një protestë nga një kategori tjetër maturantësh.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-mbron-reformen-u-privilegjuan-me-te-miret-ne-universitet/