Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Falja e borxheve për bizneset dhe automjetet është pjesë e negociatave me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe aktualisht nuk ka asnjë draft në qeveri për aministi. Edhe pse kur u prezantuan nisma në Korrik nga Ministri i Financave u tha se do niste në shtator, rezultati i bisedimeve me FMN të cilat perfundojnë në janar e shtyjnë në kohe aministinë. Në një konferencë mbi zhvillimet ekonomike të 8 muajve Ministri Arben Ahmetaj përsëriti se do kete një lajm të mirë për pensionistët dhe punonjesit e administrates së shpejti.
Amnistia e prezantuar nga qeveria gjatë muajit korrik dhe që u njoftua se do të niste në shtator për bizneset dhe për automjetet mbetet peng i negociatave me FMN. Ministri i Financave Arben Ahmetaj deklaroi se nuk do të nisin asnjë propozim në qeveri deri në momentin që do të përfundojnë negociatat.
Ahmetaj: Është brenda kuadrit që ju e quajtët amnisti, unë se quaj amnisti dhe unë nuk do ti sugjeroj asgjë qeverisë për vendimmarrje deri kur të kem qartësi me FMN, e cila është e domosdoshme jo për shkak të marrëveshjes, por është institucioni nr. 1 që mund të na këshillojë shëndetshëm në favor të tregut dhe këtë e them me kënaqësi dhe me bindje.
Kreu i Financave tha se nuk do të ketë rritje taksash duke hedhur poshtë ekzistencën e një drafti për vendosjen e taksës së pasurisë. Ndërsa premtoi edhe njëherë se do të ketë lajme të mira për pagat dhe pensionet.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/amnistia-fiskale-ahmetaj-ska-draft-pa-mbyllur-negociatat-me-fmn/