Report TV - Abuzuan seksualisht me të miturën gjykata lë në burg nënën dhe njerkun

2016-09-27 0

Gjykata e rrethit gjyqësor Fier ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për S.Y 40 vjeçe nga Fieri dhe bashkëjetuesin e saj I.H për abuzim seksual nga të bijës së 40-vjeçares.

Ajo dhe bashkëjetuesi i saj I.H 52 vjeç pesë ditë me parë dyshohet se kanë abuzuar seksualisht me vajzën e 40-vjeçares por më pas janë arrestuar ne flagrancë nga policia.

40-vjeçarja para seancës gjyqësore është shprehur se nuk ka bërë asgjë dhe se akuzat që rëndojnë mbi të janë të pavërteta. ??Jam e shokuar dhe më mbajnë kot. Nuk kam bërë asgjë??, janë këto fjalët e nënës 40-vjeçare. Edhe bashkëjetuesi i tij nuk i ka pranuar akuzat duke i hedhur poshtë ato si të pavërteta.

40-vjeçarja është në proces gjyqësor edhe për një vepër tjetër penale, atë të prostitucionit.

Para 6 muajsh ajo është kapur në një lokal për ushtrim prostitucioni me shumë përsona të tjerë dhe është në proces gjykimi.

Free Traffic Exchange