Kryeministri ka zgjedhur shkollën e mesme "Sadi Nuri" ? Njësia Administrative Ndroq për të uruar ?Suksese!? të gjithë nxënësve që sot nisin vitin e ri shkollor. U zgjodh shkolla e mesme e Ndroqit, e cila sapo është rikonstruktuar në ambientet mësimore, por ende nuk ka përfunduar puna në terrenet sportive të saj.
Kryeministri Edi Rama bashkë Ministren Lindita Nikolla ishin në këtë shkollë edhe për të bërë një urim special për një nga nxënësit, Erdi Muça i cili sot festonte ditëlindjen e tij të 16-të. Një urim dhe një dhuratë. Sigurisht, libra të dy autorëve që janë krenaria e letërsisë shqiptare, Ismail Kadare e Dritëro Agolli.
Një tjetër moment falenderimi në këtë shkollë ishte edhe takimi me mësuesin e edukimit fizik Faslli Jashari, i sapo dalë në pension. Patjetër që terrenet sportive ishin në qendër të bisedës së Kryeministrit me mësuesin që premton të japë ende kontributin e tij për shkollën edhe pse ka nisur vitet e pensionit.
Shkolla e mesme ?Sadi Nuri? është rikonstruktuar në 2016. Investimi me vlerë mbi 27 milionë lekë lekë.Pajisja me bazën materiale me vlerën mbi 3 milionë lekë.