Report TV - Ahmetaj: Bizneseve do u falen vetëm detyrimet e vjetra,jo të rejat

2016-09-27 0

Në bashkëpunim me FMN, Qeveria është në fazat e fundit të studimit të amnistisë që fal detyrimet e vjetra të biznesit.

Në një takim me gazetarët, Ministri i Financave bëri me dije se do të falen detyrimet e akumuluara 4-5 vite më parë, ndërkohë që do ashpërsohen masat për mbledhjen e detyrimeve të reja.

Në takim Ahmetaj hodhi poshtë si ?thashetheme fiskale? zërat sipas të cilave Qeveria po parashikon vendosjen e një takse të re për ndërtesat.

Ndërsa foli për çështjen e kompanisë së përpunimit të naftës ?ARMO?, ai tha se nuk bëhet fjalë për shitje të saj, por për marrëveshje me një kompani private e cila ka marrë përsipër të rikthejë në punë duke zgjidhur ccështjen e borxheve të saj.

Ahmetaj komentoi treguesit ekonomikë duke theksuar se rritja për tremujorin e parë ka qenë 2.96%, më e larta në 5 vitet e fundit.

Free Traffic Exchange