Zgjedhjet e ardhshme mund të diktojnë ecurinë e reformave kryesore të ndërmarra nga qeveria, pasi, për arsye elektorale, mund ketë një zbehje të disiplinës në luftën kundër informalitetit e evazionit fiskal dhe në atë të uljes së nivelit të humbjeve joteknike në sektorin elektroenergjetik.
Kjo është ?frika? që Fondi Monetar Ndërkombëtar ka shfaqur në raportin më të fundit për Shqipërinë, të përgatitur nga misioni që ka vizituar vendit tonë. Mbështetja e fortë politike që kanë këto reforma, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, janë një faktor kyç në suksesin e tyre. Por ndryshimi i klimës politike mund të kthehet në një rrezik për reformat e nisura.