Report TV - Ministri Tahiri dhe koleget ne shkollen e djalit te efektivit te vrare Ardian Kodra

2016-09-27 3

Shkodër- Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka shoqëruar sot për në bankat e shkollës, djalin e efektivit të vrarë të FNSH, Ardian Kodra.

Suart Kodra, djali i policit të rënë në krye të detyrës gjatë një aksioni në Lezhë për kapjen e një të armatosuri, nisi sot klasën e 10-të në shkollën "Oso Kuka", në Shkodër.

Ardian Kodra u qëllua për vdekje gjatë një operacioni mesditën e 2 shtatorit në Torovicë të Lezhës, teksa një ekip i FNSH-së, kishte shkuar për të neutralizuar David Qosen, i cili prej disa orësh terrorizonte me armë banorët e fshatit.

Free Traffic Exchange