Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Për kryetarin e PD, Lulzim Basha, opozita dhe qytetarët humbën përballë kartelit të drogës. Lideri i opozitës në një deklaratë për mediat nga selia blu pak orë pas shpalljes së rezultatit theksoi se duhet punuar fort që Dibra të mos jetë akti i parë i dramës që sipas tij Rama po përgatit për zgjedhjet e ardhshme. Duke i shpallur luftë kartelit të drogës, Basha apeloi që çdo qytetar t?i bashkohet PD në mënyrë që të fitojë Shqipëria europiane.
Rreth dy orë pasi u shpall rezultati në Dibër, kryetari i PD, Lulzim Basha, doli para mediave.
Fitoren e Muharrem Ramës e cilësoi si fitore të kartelit të drogës, ndërsa të humbur nuk sheh vetëm opozitën por edhe qytetarët.
Basha: ?Ne e humbëm këtë betejë por dua të falenderoj sot me zemër 14518 qytetarë, burra dhe gra të Dibrës, e në veçanti vajzat dhe djelmninë dibrane që nuk u joshën, nuk u blenë, nuk u shitën, nuk u trembën, nuk u mposhtën por votuan për bindjen e tyre të lirë. Në Dibër, PD dhe qytetarët e ndershëm të cilët besojnë tek proçesi politik, tek zgjedhjet e lira dhe të ndershme u përballën me kartelin e drogës, krimit dhe korrupsionit i cili ushtron dhunë për të mbajtur nën kontroll qeverisjen.Fatkeqësisht këtë betejë e fitoi karteli i krimit dhe humbi politika?.
Basha tha se karteli i drogës shfrytëzoi mjerimin e qytetarëve për të blerë votën e tyre.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-zgjedhjet-ne-diber-i-fitoi-karteli-i-droges-krimit-dhe-korrupsionit/