Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë, duke ngritur gishtin e akuzës ndaj asaj që e quajti ?aleancë e krimit me politikën? në zgjedhjet lokale në Dibër. Duke folur në homazhet për 18-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit, kreu i demokratëve tha se PD është në betejë me këtë aleancë.