Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kandidati i Partisë Socialiste, doktori Muharrem Rama, do të jetë kryetari i ri i Bashkisë së Dibrës pas zgjedhjeve të 11 shtatorit. Në një proçes të qetë zgjedhor me disa incidente të vogla, por që nuk ndikuan proçesin e votimit, qytetarët dibranë vendosën me një diferencë të konsiderueshme, t?ia besonin postin e të parit të Dibrës, kandidatit të majtë. Rezultati i këtyre zgjedhjeve ishte surprizues pasi Bashkia e Dibrës njihet si zonë tradicionalisht e djathtë dhe pritshmëritë e Partisë Demokratike për të fituar zgjedhjet e jashtëzakonshme ishin të mëdha, pas skandalit seksual të ish kryetarit Shukri Xhelili.
Pritej që qytetarët e Dibrës të shfaqnin një lloj indiferentizmi ndaj procesit zgjedhor të 11 shtatorit, por prezenca e tyre në votim në masën 60% la të shtangur opinionin publik, skeptike Partinë Socialiste dhe entuaziaste opozitën, e cila ishte kapur tek pakënaqësia ndaj qeverisjes qëndrore dhe lokale me ish-kryetarin e Bashkisë që iku pa nder nga karrikia.
Pritja në Komisionin Zonal të Administrimit të Votave ishte me antkh, deri sa kutia e parë, ajo e zonës së Maqellarës mbërriti për t?iu nënshtruar numërimit. Kutitë mbërritën të gjitha me radhë dhe procesi i numërimit nisi në orën 11:30 të mbrëmjes.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/cfare-vendosi-mencuria-dibrane/