Drekën e Kurban Bajramit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, zgjodhi ta festojë në familjen e Pëllumb Dungaj, njëra nga familjet e pastreha që kanë përfituar banesë sociale.
Në ditën që simbolizon sakrificën për njerëzit në nevojë, Bashkia e Tiranës mendoi që ta festojë Kurban Bajramin me familjet në nevojë dhe kryebashkiaku Veliaj zgjodhi pikërisht shtëpinë e Pëllumbit, një familje me 6 anëtarë. Nga tavolina e bukës së familjes Dungaj ai uroi edhe njëherë të gjithë besimtarët myslimanë ?Gëzuar Kurban Bajramin?.
?E përgëzoj Pëllumbin sepse më ka impresionuar gjithmonë si një njeri që nuk ankohet pse nuk bëhen gjërat, por që mundohet gjithmonë të gjejë një zgjidhje, të punojë, të përpiqet për familjen, të respektojë ligjin?, u shpreh Veliaj.