Report TV - Viti i ri shkollor, "Bakushe Visha" në Fushë-Krujë jashtë standarteve

2016-09-27 18

Shkolla 9-vjeçare "Bakushe Visha" në Fushë-Krujë nuk plotëson shumë nga parametrat e duhura për të filluar vitin e ri shkollor.

Megjithëse nesër fillon viti i ri shkollor, në këtë shkollë nuk është vënë dorë fare as për problemet më të vogla që nuk kërkojnë asnjë harxhim siç është heqja dhe pastrimi i plehrave të cilat gjenden të përhapura në të gjitha anët.

Xhamat e thyer shpesh të zëvendësuar me plastmase janë në atë gjendje që prej vitit të shkuar shkollor. Shtuar kësaj pamjeje edhe muret me lagështi që e bëjnë thuajse të pamundur procesin mësimor.

Kjo godinë para një viti shërbente si gjimnazi i qytetit po për arsye të mosplotësimit të kushteve për këta nxënës u ndërtua një godinë e re, ndërsa këtu u sollën nxënësit e shkollës 9-vjeçare Bakushe Visha.

Free Traffic Exchange