Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Politika shqiptare sot ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit. I pari që përcolli urimin ishte presidenti i Republikës, Bujar Nishani.
Ilir Meta-Me rastin e festës së Kurban Bajramit dua të shpreh urimet më të mira për mesazhet dhe vlerat e kësaj dite, që na nxisin për më shumë falje dhe tolerancë, për më shumë mirëkuptim, për të bërë mirësi dhe për të zhvilluar një solidaritet më të madh me njëri tjetrin dhe sidomos me ata qytetarë që kanë nevojë për te. Më lejoni të shpreh krenarinë për këtë bashkëjetesë dhe për këtë harmoni të mrekullueshme që ne kemi falë këtyre marrëdhënieve mjaft tolerante, bashkëpunuese midis komuniteteve tona, por edhe besimeve të ndryshme.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/presidenti-nishani-uron-besimtaret-per-kurban-bajram/