Presidenti i republikës Bujar Nishani ka uruar nga Komuniteti Mysliman Shqiptar të gjithë besimtarët për Kurban Bajramin.
Në mesazhin e tij, Nishani ka thënë se motivet e kësaj dite, përfaqësojnë vlerat shekullore të shqiptarëve.
Ja urimi i tij
Urojmë të gjithë besimtarët për shumë vjet ditën e Kurban Bajramit që përfaqëson sakrificën dhe ndarjes së të mirës me të tjerët. Kjo ditë përfaqëson e promovon, vlerat shekullore të shqiptarëve. Ne jemi popull që kemi sakrifikuar, por përveç vështirësive kemi qenë të gatshëm që të mirën, e kemi ndarë me të tjerët që kanë qenë në nevojë e në kërkim të ndihmës. Këto janë parime gjithëshqiptare dhe vlerësoj këto parime që feja islame i përçon në mbarë njerëzimin. Shpreh mirënjohjen KMSH, klerikëve për punën e shkëlqyer që bëjnë për të përhapur vlerat e mirësisë, vëllazërisë e respektit. Gëzuar këtë ditë të bekuar, mbarësi gjithë shqiptarëve.