Bul" />
Bul"/>

Report TV - Sot Kurban Bajrami, besimtarët falen te "Dëshmorët e Kombit"

2016-09-27 1

Besimtarët shqiptarë, e ata në të gjithë botën, festojnë sot Kurban Bajramin.

Bulevardi ?Dëshmorët e Kombit? u mbush edhe këtë vit plot me mijëra besimtarë të cilët falën namazin e Kurban Bajramit në shesh.

Urime dhe mesazhe dashurie, paqeje e harmonie kanë ardhur në këtë festë të madhe nga krerët e Komunitetit Myslimanë në fjalën që ata kanë mbajtur përpara se të niste falja e namazit të Kurban Bajramit.

E gjithë kjo ditë do të jetë e mbushur me aktivitete për besimtarët myslimanë të cilët pas faljes së namazit të Kurban Bajramit nisin vizitat tek njëri-tjetri.

Stafi i Report Tv dhe Shqiptarja.com uron të gjithë besimtarët Gëzuar festën e Kurban Bajramit.

Në fjalën e rastit kreu i Komunitetit Mysliman tha se sot është dita e harmonisë, lumturisë dhe shpërndarjes së mesazhit të paqes.

Free Traffic Exchange