Report TV - Rinis procesi në Muhur pas sherrit jashtë qendrës së votimit

2016-09-27 2

Pas ndërprerjes për disa minuta ka rinisur sërish procesi i votimit në qendrën e votimit numër 1212 në Muhur, Dibër. Jashtë ambienteve të kësaj qendre pati një sherr.

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Shkëlzen Qoku i shoqëruar nga deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku hynë në ambientet e qendrës së votimit dhe shtetasi Qoku është konfliktuar me vëzhguesit e komisionerët brenda dhe jashtë.

Në mesditë ka pasur një incident mes simpatizantë të PS-PD dhe anëtarëve të komisionit jashtë qendrës së votimit. Pas disa minutave votimi ka rinisur dhe po vazhdon normalisht.

Free Traffic Exchange