Report TV - Maqellarë, Flamur Noka kërcënon me armë kreun e Tatimeve, Imeraj

2016-09-27 9

Deputeti i PD-së dhe ish- ministri i Brendshëm Flamur Noka shoferi i tij si dhe një person i tretë, kërcënuan këtë mëngjes Drejtorin e Tatimeve të Dibrës Dionis Imeri.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e kësaj të diele, pranë shkollës së mesme të Maqellarës. Policia u njoftua nga një telefonate në lidhje me incidentin dhe në drejtim të zonës u nisën efektivë të policisë lokale.

Sipas kallëzimit të Imerit, personat janë prezantuar si efektivë të Policisë së Dibrës, duke kërkuar verifikimin e dokumentacionit të automjetit.

Ndërkaq drejtori i Tatimeve ka pohuar se ka njohur personat duke refuzuar që të jepte dokumentacionin e mjetit. Ndërkaq në këtë kohë personat kanë nxjerrë armët duke e kërcënuar.

Ai ka mundur të largohet ndërsa mjeti i deputetit Noka ka ndjekur mjetin e Imerit duke i prerë rrugën në një segment, por denoncuesi ka mundur të largohet. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, në hyrje të fshatit Dobrovë policia ka vënë re mjetin Audi Q-7 me ngjyrë gri me targë AA 007 JF, me të cilin lëviznin autorët.

Blutë kërkuan mjetit të ndalonte, por drejtuesi kreu një manovër duke ecur mbrapsht dhe duke u përplasur me një nga shtyllat e ndriçimit duke e dëmtuar atë. Megjithëse punonjësit e policisë vazhdonin t?i bënin shenjë ndalimi drejtuesit të mjetit, ai përsëri nuk u bind por lëvizi me shpejtësi para në drejtim të qytetit Peshkopi duke rrezikuar seriozisht edhe jetën e punonjësve të policisë.

Pas kësaj ngjarjeje policia arriti të ndalonte shtetasin me inicialet D. S, një prej personave të dyshuar që udhëtonte me mjetin Audi Q7, ndërsa sipas policisë po kërkohen edhe dy personat e tjerë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Free Traffic Exchange