Kandidati i ASHE Muharem Rama ka votuar në shkollën ??Salim Alliu??. Rama ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij në këtë ditë të rëndësishme për kandidatin e mazhorancës. Në një prononcim për mediat pas votimit, Rama është shprehur se për të është një ditë emocionuese. Gjithashtu ai i ka kërkuar dibranëve të votojnë masivisht ditën e sotme.